Live

Tri ndeshje interesante sot në Botëror

08:15 / 21 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Kampionati Botëror “Katari 2022” ka nisur të dielën me ndeshjen ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit e cila përfundoi me fitoren e Ekuadorit me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Grupin A, ndërsa sot na presin tri sfida të tjera tejet interesante. 

Nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja tjetër e Grupit A, ajo ndërmjet Senegalit dhe Holandës.

Paraprakisht, nga ora 14:00, në kuadër të Grupit B do të zhvillohet sfida ndërmjet Anglisë dhe Iranit, ndërsa dita do të mbyllet me ballafaqimin ndërmjet SHBA-ve dhe Uellsit me fillim nga ora 20:00.

Shpërndaje në

U Kopjua