Live

Trump, Biden e Zelensky nesër në Romë për funeralin e Papa Françeskut

17:12 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania, janë larguar nga Uashingtoni me Air Force One, duke u drejtuar për në Romë për të marrë pjesë në funeralin e Papa Frençeskut.

Në funeralin e Papës do të pmarrin pjesë edhe paraardhësit e Trump Joe Biden dhe gruan e tij Jill, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Në Vatikan do të jenë edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Princi William si dhe residenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Për t’iu dhënë mundësi sa më shumë njerëzve ta ndjekin këtë ngjarje, mediat e Vatikanit do ta komentojnë drejtpërdrejt në radio në 15 gjuhë, duke përfshirë edhe 4 gjuhë shenjash. 

Shpërndaje në

U Kopjua