Më pak se 30% e amerikanëve duan të bashkohen me Grenlandën, sipas një sondazhi nga Fox News.
Ndërkohë, 85% e groenlandezëve janë kundër marrjes së territorit nga SHBA.
Që nga marrja e Shtëpisë së Bardhë në fillim të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur planet që SHBA të marrë territorin danez.
Zv/presidenti JD Vance aktualisht po viziton trupat amerikane në Grenlandë, duke u thënë atyre se Danimarka “nuk ka bërë një punë të mirë nga populli i Grenlandës”.
Vance shtoi se Grenlanda do të ishte më mirë “të vinte nën ombrellën e sigurisë së Shteteve të Bashkuara sesa të ishit nën ombrellën e sigurisë së Danimarkës”.