Live

Trump kritikohet pasi postoi një imazh të vetes si Papë nga AI

07:52 / 04 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është kritikuar nga disa katolikë pasi ka postuar një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, të vetes si Papë.

Fotografia, e cila u nda nga llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në mediat sociale, vjen ndërsa katolikët janë ende në zi për vdekjen e Papa Françeskut, i cili vdiq më 21 prill, dhe përgatiten të zgjedhin Papën e ardhshëm.

Konferenca Katolike e Shtetit të Nju Jorkut e akuzoi Trumpin se po tallte besimin.

Postimi vjen disa ditë pasi ai bëri shaka me gazetarët: “Do të doja të isha Papë”, transmeton Klankosova.tv

Trump nuk është presidenti i parë që akuzohet për tallje të besimit katolik. Ish-presidenti amerikan Joe Biden shkaktoi zemërim një vit më parë kur bëri shenjën e kryqit në një tubim pro-abortit në Tampa të Floridës. 

Shpërndaje në

U Kopjua