Live

Trump: Lufta në Ukrainë është deri diku nën kontroll

16:55 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë faqes amerikane të sportit Outkick se lufta në Ukrainë është “deri diku nën kontroll” dhe se ai ka marrëdhënie të mira si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Duke folur për këtë faqe gjatë një interviste në bordin e Air Force One, Trump tha se është i shqetësuar se konflikti mund të çojë në “Luftën e Tretë Botërore”, shkruan The Guardian, transmeton Periskopi.

Ai u shpreh: “Do të doja të shihja nëse mund të ndalnim vrasjen e ushtarëve – edhe pse ata nuk janë ushtarë amerikanë – por një gjë e tillë mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore”.

“Mendoj se është deri diku nën kontroll. Kam një marrëdhënie të mirë me Presidentin Putin dhe, në fakt, një marrëdhënie të mirë edhe me Presidentin Zelensky”.

“Do të ishte diçka e mrekullueshme nëse mund ta ndalonim. Dhe do ta them këtë, askush tjetër nuk do të kishte qenë në gjendje ta bënte”.

Trump tha se ka zhvilluar “diskutime racionale” me Putinin dhe se vetëm Presidenti i SHBA-së mund ta ndalojë atë.

Ai shtoi: “Nuk mendoj se ka dikë tjetër në botë që mund ta ndalojë [Putinin], përveç meje, dhe mendoj se do të jem në gjendje ta ndalojë atë”.

“Kemi pasur disa diskutime shumë racionale dhe thjesht dua që njerëzit të ndalojnë së vrituri. Ata po humbasin 2,500 të rinj në javë, si rusë, ashtu edhe ukrainas”.

Shpërndaje në

U Kopjua