Live

Trump paralajmëron Zelenskyn për pasojat e tërheqjes nga marrëveshja për mineralet

08:18 / 31 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të mos tërhiqet nga marrëveshja për shfrytëzimin e mineraleve të rralla në Ukrainë.

Trump ka paralajmëruar se një tërheqje e tillë mund të sjellë “probleme të mëdha” për Ukrainën.

Marrëveshja parashikon që SHBA të marrin 50% të të ardhurave nga shfrytëzimi i këtyre burimeve natyrore, të cilat janë thelbësore për teknologjinë moderne.

Zelensky ka shprehur shqetësime lidhur me kushtet e marrëveshjes, duke e konsideruar atë si të papërshtatshme për interesat kombëtare të Ukrainës.

Shpërndaje në

U Kopjua