Live

Trump: Po argëtohem më shumë tani si president, askush s’mund të më ndalojë

07:55 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti Donald Trump pranoi një intervistë me “The Atlantic”, ku kryeredaktori Jeffrey Goldberg, pa dashje, u përfshi në një bisedë të brendshme për planifikimin e një sulmi ushtarak të SHBA ndaj terroristëve Houthi.

Gazetarët, të cilët për javë të tëra kishin dëgjuar për humorin më të çlirët të Trump në mandatin e tij aktual, e pyetën drejtpërdrejt për këtë çështje, derisa Trump dha një përgjigje befasuese.

“Po argëtohem shumë, duke marrë parasysh atë që bëj. Ju e dini se ajo që bëj është një gjë kaq serioze. Ndershmërisht ju them se herën e parë, kisha dy gjëra për të bërë – të drejtoja vendin dhe të mbijetoja. Nuk po bëj shaka. Kisha të gjithë këta njerëz të korruptuar nëpër këmbë. Herën e dytë gjërat janë ndryshe, sepse unë po drejtoj vendin dhe botën. Askush nuk mund të më ndalojë”.

Kur u pyet për zërat se kishte urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të shqyrtojë mundësinë e një kandidimi për një mandat të tretë, Trump fillimisht e mohoi, por jo në mënyrë kategorike.

“Ky do të ishte një shkatërrim i madh për demokracinë apo, apo jo? Epo, ndoshta unë thjesht po përpiqem të shkatërroj normat demokratike për të cilat flitet kaq shumë, por unë kam parë ndër vite se ato janë zvogëluar vazhdimisht dhe askush nuk fliste më parë.”

Ai pranoi se mbështetësit e tij po e nxisin për një rikandidim, por deklaroi se kjo do të ishte shumë e vështirë.

“Le të bëhemi seriozë, rikandidimi nuk është diçka që unë po kërkoj ta bëj dhe mendoj se do të ishte një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar”.

Shpërndaje në

U Kopjua