Donald Trump konfirmon se nuk do të ketë vonesa në vendosjen e tarifave më 2 prill, datë e përcaktuar nga presidenti amerikan si dita e çlirimit.
Në një intervistë për NBC, ai theksoi se ishte i gatshëm të negocionte vetëm nëse vendet “janë të gatshme të na japin diçka të madhe, përndryshe nuk ka vend për të negociuar”.
“Nuk më intereson nëse prodhuesit e huaj të automjeteve i rrisin çmimet për shkak të tarifave. Shpresoj që t’i rrisin ato sepse nëse i bëjnë, njerëzit do të blejnë makina amerikane, ne kemi shumë prej tyre”, tha Trump, duke mohuar raportet se ai u kishte kërkuar CEO-ve të prodhuesve të automjeteve të mos rrisin çmimet, raporton ANSA.
Presidenti amerikan më pas përsëriti synimin e tij për të fituar Grenlandën: “Ne do ta marrim atë 100%”, tha ai, duke shpjeguar se ka “mundësi” që Shtetet e Bashkuara ta marrin atë “pa forcë ushtarake”, por “asgjë nuk përjashtohet”.