Live

Trump thotë se “Krimea do të qëndrojë me Rusinë” teksa kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë

16:05 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë të botuar të premten se “Krimea do të qëndrojë me Rusinë”, shembulli më i fundit i presionit të udhëheqësit të ShBA-së ndaj Ukrainës për të bërë lëshime për t’i dhënë fund luftës teksa ajo mbetet nën rrethim, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

“Zelenskyy e kupton këtë”, tha Trump, duke iu referuar presidentit ukrainas, “dhe të gjithë e kuptojnë se kjo ka qenë me ta për një kohë të gjatë”.

I pari i ShBA-së i bëri këto komente në një intervistë për revistën Time të zhvilluar të martën. Trump e ka akuzuar Zelenskyn se po e zgjat luftën duke iu rezistuar negociatave me presidentin rus Vladimir Putin.

Krimea është një gadishull strategjik përgjatë Detit të Zi në jug të Ukrainës. U pushtua nga Rusia në vitin 2014, teksa presidenti i SHBA-së Barack Obama ishte në detyrë, vite para pushtimit në shkallë të plotë që filloi në vitin 2022.

Shpërndaje në

U Kopjua