Live

Trump thotë se SHBA është afër një marrëveshjeje bërthamore me Iranin

12:03 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se Shtetet e Bashkuara ishin shumë afër arritjes së një marrëveshjeje bërthamore me Iranin dhe Teherani kishte “një lloj” dakordimi me kushtet.

“Ne jemi në negociata shumë serioze me Iranin për paqen afatgjatë”,  tha Trump gjatë një turneu në Gjirin Persik, sipas një raporti të përbashkët nga AFP.

Një burim iranian i njohur me negociatat tha se kishte ende boshllëqe për të kapërcyer në bisedimet me Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Çmimet e naftës ranë me rreth 2 dollarë të enjten si pasojë e pritjeve për një marrëveshje bërthamore SHBA-Iran që mund të rezultojë në lehtësimin e sanksioneve.

Bisedimet e reja midis negociatorëve iranianë dhe amerikanë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi programin bërthamor të Teheranit përfunduan në Oman të dielën me negociata të mëtejshme të planifikuara, thanë zyrtarët, ndërsa Teherani këmbëngulte publikisht për të vazhduar pasurimin e uraniumit.

Megjithëse Teherani dhe Uashingtoni kanë thënë të dy se preferojnë diplomacinë për të zgjidhur mosmarrëveshjen bërthamore prej dekadash, ata mbeten të ndarë në disa vija të kuqe që negociatorët do të duhet t’i anashkalojnë për të arritur një marrëveshje të re dhe për të shmangur veprimet e ardhshme ushtarake.

Shpërndaje në

U Kopjua