Administrata Trump të enjten i riktheu fondet për Radio Evropën e Lirë.
Vendimi për të mbështetur sërish grupin e lajmeve, të njohur si RFE/RL, erdhi dy ditë pasi një gjykatës federal në Uashington bllokoi përkohësisht tentimin e Presidentit Trump për ta mbyllur atë, duke thënë se ai nuk mund të shpërbëjë në mënyrë të njëanshme organizatën e lajmeve të krijuar nga Kongresi, raporton NYT, transmeton Klankosova.tv.
Gjithashtu të enjten, administrata riktheu në punë 33 punonjës në Zyrën e Transmetimeve të Kubës, një media federale e lajmeve kritike ndaj qeverisë komuniste të ishullit, duke lejuar rifillimin e programeve të stacionit radiofonik.
Më 15 mars, administrata ndërpreu të gjitha grantet për Radion Evropa e Lirë në një letër një faqe, duke cituar urdhrin ekzekutiv të Trumpit një ditë më parë, që synonte eliminimin e agjencisë mëmë të Radios Evropa e Lirë, Agjencinë Amerikane për Media Globale.