Live

Turqia konfirmon pjesëmarrjen në dy takime trepalëshe për paqen në Ukrainë

10:06 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zyrtarët turq kanë konfirmuar se të premten do të zhvillohen dy takime trepalëshe në përpjekje për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.

Takimi i parë do të zhvillohet në orën 09:45 (sipas kohës lokale) dhe do të përfshijë Turqinë, SHBA-në dhe Ukrainën, sipas reuters.

Ndërsa takimi i dytë, më i rëndësishmi i ditës, është planifikuar për orën 11:30 dhe do të sjellë delegacionet e Turqisë, Rusisë dhe Ukrainës përballë njëra-tjetrës në bisedime direkte.

Delegacioni ukrainas do të udhëhiqet nga ministri i mbrojtjes, Rustem Umerov, ndërsa pala ruse do të përfaqësohet nga Vladimir Medinsky, asistenti i presidentit Vladimir Putin.

Shpërndaje në

U Kopjua