Analisti Avni Arifi ka publikuar një video ku shihet tym i zi i dendur nga blloku u Kosovës A.
Përmes një postimi në Facebook, Arifi thotë se kushdo që e ka lejuar që Kosova A të prodhojë energji elektrike pa filtra ajri, duhet të arrestohet, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Arifi shtoi se qeveria në detyrë po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh.
“Kushdo që ka dhanë leje me u lëshu ky bllok i Kosovës A pa filtrat e ajrit, ish dasht me u arrestu. Kqyrne vet çfarë helmi po na jepet pa u filtru, veç mos me pranu që KEK ka kolapsu. Kjo qeverisje po shndërrohet çdo ditë në krim më të madh e më të madh”, thuhet në shkrimin e Arifit.
Po ashtu, edhe lexues të Klankosova.tv janë ankuar në redaksi për cilësinë e ajrit pas lëshimit të këtij tymi të zi.