Live

“U befasova, ajo kurrë nuk mungonte e telefonova se hapte”, flet drejtori i shkollës “Dardania”

12:16 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Dardania”, Sadije Miftari-Godeni , po dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti Izet Godeni, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Për të ndjerën  ka folur drejtori i shkollës, Isak Bregaj, ai është shprehur i tronditur me rastin teksa ka theksuar se mësuesja Sadije asnjëherë nuk ka munguar.

“Jemi shumë të tronditur, në mëngjes nuk ka ardhur në shkollë, edhe jam befasu sepse ajo çdo herë kur mungon dikush më raporton dhe kolegëve ju thashë a mos po e dini Sadija mungon, arsimtarja s’ka lajmëru, më thanë nuk e dimë. Tentova me thirrë në telefon nuk e hapke telefonin, biseduam me kolegë prapë, lidhje pas lidhje e mësuam se e ndjera ka ndërruar jetë”, tha Bregaj për Insajderin.

Bregaj shtoi se ajo ka qenë shumë e dashur për nxënësit, e mësimdhënëse e zonja.

Madje ai shtoi se këtë të dielën kishin për të udhëtuar si kolektiv për festë të 28 nëntorit në Shqipëri.

“Çifti nuk kishin probleme” – flasin fqinjët e familjes Godeni, ku burri vrau gruan

Fqinjë të lagjes i kanë thënë Insajderi se janë tronditur me lajmin, dhe se nuk njiheshin për probleme.

“Kanë qenë fqinjë shumë të mirë, as burri nuk është dokë që ka ndonjë problem, jemi tronditë”, i ka thënë njëri nga ta Insajderit.

Shpërndaje në

U Kopjua