Live

Ukraina hedh poshtë pretendimet e Rusisë se ka vrarë civilë në Kherson

17:20 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se Kievi ka vrarë civilë në Kherson.

Guvernatori i rajonit Kherson, Vladimir Saldo ishte ai që akuzoi Ukrainën për nisjen e një sulmi masiv me dronë, ndaj civilëve.

Saldo ka vazhduar akuzën e tij duke thënë se nga ky sulm janë vrarë shtatë persona, raporton Sky News.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës tani ka thënë se një sulm është kryer në zonë, por ndaj objektivave ushtarake, jo civilëve.

“Të vetmit persona të vrarë në sulm ishin personeli ushtarak rus”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua