Live

Ukrainë-SHBA afër finalizimit të marrëveshjes për burimet minerare

21:46 / 30 Prill 2025

Nga Kosova Live

“Pala jonë është gati të nënshkruajë”, u tha gazetarëve Sekretari i Thesarit, Scott Bessent.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara ishin gati të nënshkruanin një marrëveshje të shumëpritur për burimet minerare të mërkurën, por probleme mes dy palëve dolën në pah në minutën e fundit, tha një burim nga zyra e Presidentit ukrainas, për ABC News.

Të dyja palët ishin të gatshme të nënshkruanin marrëveshjen për mineralet kritike dhe burime të tjera të mërkurën, sipas Kryeministrit ukrainas, Denys Shmyhal dhe një burimi nga zyra e Presidentit të Ukrainës.

Por, në momentin e fundit, Shtetet e Bashkuara kërkuan që marrëveshja kryesore për burimet minerare dhe dokumenti për krijimin e fondit të investimeve të nënshkruheshin njëkohësisht, tha burimi ukrainas.

Ukraina kishte planifikuar që datat e nënshkrimit të ndaheshin, pasi marrëveshja për krijimin e fondit ishte ende në përfundim e sipër, shtoi burimi.

“Tani do të nxitojnë për ta përfunduar”, tha ai.

SHBA-të hodhën poshtë versionin e Ukrainës, duke thënë se ata ishin “gati për të nënshkruar” marrëveshjen, por ukrainasit vendosën të martën në mbrëmje të “bënin disa ndryshime në minutën e fundit”, sipas Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent.

“Pala jonë është gati të nënshkruajë”, tha Bessent në një mbledhje të kabinetit të mërkurën me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Shpërndaje në

U Kopjua