Qytetarë të shumtë dhe figura nga arti kultura e muzika po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokaj.
Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, duke përjetuar një nga momentet më të dhimbshme të jetës.
Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin e muzikës dhe ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e familjarëve dhe miqve të tij. Në këto momente dhimbjeje, e gjithë vëmendja është e përqendruar te familja dhe tek mënyra se si do të përballojnë këtë humbje të madhe.