Live

Ushtria ruse njofton se ka marrë kontrollin e një vendbanimi në rajonin e Donetskut

12:48 / 30 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat e saj kishin marrë kontrollin e Zaporizhia, një vendbanim në rajonin e Republikës Popullore të Donetskut.

Rusia ka pushtuar fshatin Zaporozhia pas operacioneve ushtarake, raportoi Interfax.

Fshati nuk është i lidhur me termocentralin bërthamor të Zaporozhye, centrali ndodhet në një pjesë tjetër të rajonit, thuhet në deklaratë.

“Si rezultat i operacioneve të suksesshme sulmuese, njësitë e Grupit të Forcave të Qendrës kanë përfunduar çlirimin e vendbanimit Zaporozhye në Republikën Popullore të Donetsk”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Shpërndaje në

U Kopjua