Live

Ushtria ukrainase godet sistemin rus prej 45 milionë dollarësh

08:18 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Trupat ukrainase kanë arritur të asgjësojnë një sistem rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, i cili ishte pozicionuar në territorin ukrainas, në vijën e frontit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar pamjet e momentit kur dronët e ushtrisë ukrainase ndjekin sistemin rus, përpara se ai të shkatërrohet nga një goditje ajrore, e cila shkaktoi një shpërthim të madh.

“Shkatërrimi epik i sistemit rus të mbrojtjes ajrore, Buk-M3, i ndjekur nga fishekzjarr nga shpërthimi”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook nga Ministria.

Ky operacion u krye nga brigada ukrainase “Pylli i Zi”, ndërsa sipas autoriteteve, sistemi i shkatërruar vlerësohet të ketë pasur një kosto prej rreth 45 milionë dollarësh.

Shpërndaje në

U Kopjua