Live

Ushtroi dhunë ndaj motrës, arrestohet i mituri në Prishtinë

09:08 / 17 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një i mitur në Prishtinë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

“Prishtinë 16.05.2025-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër  kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton PK. /Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua