Live

Vance: “Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që viziton Grenlandën”

18:19 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Zëvendëspresidenti i SHBA –ve, JD Vance dhe Zonja e Dytë, Usha Vance kanë mbërritur Pituffik në Grenlandën veriperëndimore.

JD Vance para trupave amerikane në një bazë ushtarake në Grenlandë tha se si është zëvendëspresidenti i parë që ka vizituar Grenlandën ndonjëherë.

“Faleminderit të gjithëve për gjithçka që bëni dhe faleminderit që na keni”, thotë Vance.

“Unë nuk kam qenë kurrë në Grenlandë. Me sa duket unë jam zëvendëspresidenti i parë që kam vizituar ndonjëherë Grenlandën. Kjo është një gjë shumë e lezetshme”, tha ai për BBC, transmeton Klankosova.tv

Vance po shoqërohet nga bashkëshortja e tij Usha.

Shpërndaje në

U Kopjua