10 të vrarët në tragjedinë e Kumanovës më 2015 u sollën në Kosovë dy javë pas ngjarjes.
Përveç Beg Rizajt që pushon në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, nëntë të tjerët u varrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Në zonën ku pushojnë eshtrat ish-presidentit, Ibrahim Rugova dhe veprimtarëve të tjerë të çështjes kombëtare, për 10 vjet vetëm varrezat e të vrarëve në Kumanovë janë pa asnjë përkujdesje.
Vëllai i Mirsad Ndrecajt, Ylberi, ka treguar për MAT se “ka qenë insistim i amerikanëve dhe Kadri Veselit të varrosen aty”.
Nga të vrarët në Kumanovë më 9 dhe 10 maj, vetëm Beg Rizajt i është ngritur shtatore midis Deçanit, e cila qëndron krah të asaj të Luan Haradinajt dhe asaj të Sali Cekajt.