Një avion ushtarak i qeverisë siriane është rrëzuar nga rebelët në provincën e kontrolluar nga rebelët në Idlib, ndërsa forcat qeveritare të mbështetura nga Rusia hynë në këtë qytet. “Al Xhazira” raporton se forcat qeveritare po përpiqen që deri në vjeshtë ta marrin nën kontroll këtë bastion të rebelëve ku po strehohen rreth 2 milionë banorë të zhvendosur.
Sulmi kundër rebelëve është rezultat i një pakti i nënshkruar në mes të Rusisë, aleatit kryesor të presidentit sirian, Bashar al-Assad dhe Turqisë, e cila përkrah rebelët, ka bllokuar përpjekjet e Qeverisë për të fituar kontrollin në Idlib.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se rreth tre milionë persona jetojnë në këto zona dhe beteja e Assadit për të kontrolluar këtë zonë mund të rezultojë me tragjedinë më të keqe në luftën civile shtatëvjeçare.
Provinca Idlib banohet nga rebelët e grupit, Tahrir al-Sham, bashkëdyzim i grupeve islamiste të kontrolluara nga Al-Kaida deri më 2016