Live

Vazhdon edhe sot operacioni i kërkimit për 85-vjeçarin Nebi Tejeci

07:49 / 25 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka njoftuar se edhe sot do të vazhdojë operacioni i kërkimit për gjetjen e 85-vjeçarit Nebi Tejeci, i cili është raportuar i zhdukur në fshatin Gorozhup të komunës së Prizrenit.

Në njoftim thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe vullnetarët, do të jenë të angazhuara intensivisht në terren gjatë gjithë ditës, njofton Klankosova.tv.

Kërkimet pritet të rifillojnë në orën 09:00, me pjesëmarrjen e plotë të të gjitha ekipeve të përfshira në operacion.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë gjatë gjithë ditës”.

“Lusim qytetarët që kanë ndonjë informacion të mundshëm të lajmërojnë autoritetet sa më parë”, thuhet tutje në njoftimin e tyre në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua