Live

Vazhdon saga parlamentare, nesër seanca e 12-të

11:17 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Nesër për të 12-ën herë me radhë do të mblidhen deputetët në tentativën për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

Kjo seancë e cila zhvillohet 48-orë nga paraprakja mbahet nga ora 10:00, njofton Klankosova.tv.

Lidhur me mbajtjen e saj tashmë ka dalë me një njoftim zyrtar edhe parlamenti.

Seanca e së hënës u ndërpre pasi nuk kaloi komisioni për votim të fshehtë për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare.

56 deputetë votuan për, një kundër dhe asnjë absetim.

Seanca e së mërkurës vjen pas letrës që kryeministri në detyrë, Albin Kurti që i dërgoi në adresë të kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti përmes letrës së të hënës e ka lutur Abdixhikun për marrëveshje politike.

Shpërndaje në

U Kopjua