27-vjeçari Agon Zejnullahu, që dyshohet se humbi jetën, pas veprime që u morën nga policët në Lipjan, në orët e para të së hënës, bëri që shumë institucione e përfaqësues të vendit të reagojnë ashpër.
Aktualisht 5 zyrtarët e dyshuar policor që janë suspenduar të hënën tashmë janë në ndalim e nën llupën e hetimeve nga organet, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.
Për këtë rast kryeministri në detyrë Albin Kurti tha të mërkurën se duhet hetim profesional.
Ky garantoi se pavarësisht pozitës për askënd nuk do të këtë zbutje të masave.
Pas kësaj tragjedie, në Lipjan kanë filluar që të shfaqen parulla kundër policisë.
Tash organet e rendit janë në pritje të raportit zyrtarë të Institutit të Mjeksisë Ligjore, për ta konstatuar shkakun e vërtetë të vdekjes së të riut nga Lipjani.