Live

Vdekje e dyshimtë në Kllokot – 48-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, urdhërohet obduksioni

19:02 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje e rëndë dhe e dyshimtë është zbuluar të mërkurën në fshatin Vrbovc të Kllokotit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, disa ditë pasi nuk ishte parë nga askush.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Dragan Spasiq, 48-vjeçar, i cili jetonte vetëm. Sipas të afërmve, ai zakonisht shëtiste në fshat, por prej 4-5 ditësh nuk ishte parë askund, çka ka ngjallur dyshime tek familjarët.

E afërmja e tij, V.S, ka njoftuar Policinë, e cila pas marrjes së informacionit ka shkuar në shtëpinë e tij dhe e ka gjetur të shtrirë pranë krevatit, pa shenja jete. Mjekët emergjentë kanë konstatuar vdekjen.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja e Shtetit, e cila ka urdhëruar që trupi i viktimës të merret nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Hetimet po zhvillohen nga Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjilan, për të zbuluar shkakun e saktë të vdekjes.

Shpërndaje në

U Kopjua