Live

Vdes Horst Kohler, politikani që ishte president i Gjermanisë në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë

13:57 / 01 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka njoftuar për vdekjen e ish-presidentit gjerman, Horst Kohler, i cili ka qenë në detyrë përgjatë kohës kur Kosova e ka shpallur pavarësinë.

Kohler ka vdekur në moshën 81 vjeçare pas një sëmundjeje dhe ka shërbyer si president nga viti 2004 deri në vitin 2010.

“Jemi të pikëlluar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit gjerman Horst Kohler. Gjatë kohës së tij në detyrë, Gjermania dëshmoi momente kyçe në histori – përfshirë pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Lidershipi, vizioni dhe përkushtimi i tij ndaj Gjermanisë dhe komunitetit ndërkombëtar nuk do të harrohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...