Një burrë i moshë 62-vjeçare ka vdekur këtë të hënë në Gjilan.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha se viktima ishte duke udhëtuar nga fshati Velekincë në drejtim të qytetit të Gjilanit kur iu përkeqësua gjendja.
Gjithmonë duke iu referuar policisë, viktima është transferuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku dhe është konstatuar vdekja e tij.
Lidhur me rastin është informuar Prokurori i Shtetit, derisa rasti u iniciua si “Hetim i vdekjes”.