Live

Vdes një femër pasi bie nga një objekt në Fushë Kosovë

17:49 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 16:20 kanë pranuar informatën që një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë dhe se e njëjta ka vdekur.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për Klankosova.tv njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.

“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, shtoi Ahmeti.

Shpërndaje në

U Kopjua