Live

Vdes Ruzhdi Berisha, OAK shpreh ngushëllime për humbjen e avokatit

10:10 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ka ndërruar jetë avokati Ruzhdi Berisha, i cili tërë jetë ia ka kushtuar avokatisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për humbjen e tij ka njoftuar Oda e Avokatëve të Kosovës, e cila ka shprehu ngushëllime për familjen dhe gjithë komunitetin.

“I lindur më 9 shtator 1947, Avokati Berisha la pas një karrierë të gjatë dhe të pasur në shërbim të drejtësisë, duke filluar nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën Komunale të Dragashit, e deri në Gjykatën Supreme të Kosovës, dhe më pas si avokat me përkushtim të jashtëzakonshëm për mbi dy dekada”, thuhet në njoftimin e OAK.

Shpërndaje në

U Kopjua