Live

Veç 300 kompani e plotësojnë kriterin për “tregun e hapur” të energjisë, thotë Bajrami

12:58 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Dalja në “treg të hapur” të energjisë për 1 mijë e 300 kompani, që është kundërthënie në vete kur KESCO ka monopol në furnizim, pritet të sjellë me vete vështirësi të mëdha për bizneset dhe pashkëputshëm valë të re fryrjesh të çmimeve.

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka lexuar Ligjin për Energjinë, KESCO-s, dhe i është referuar të dhënave të shoqatave ekonomike në vend se jo 1 mijë e 300 biznese, siç pandehin ata, i plotësojnë kriteret për të dalë në të ashtuquajturin “treg të hapur”, por vetëm 300.

“Sepse, Neni 37, paragrafi II thotë se për të qenë PËRFITUES i shërbimit universal duhet të përmbushësh njërin nga kriteret: OSE qarkullim nën 10 milionë Euro OSE biznesi t’i ketë më pak se 50 punëtorë, ndërkohë KESCO po i përjashton të gjitha ndërmarrjet nga shërbimi universal nëse nuk i përmbushin të dy këto kritere, gjë të cilën nuk e kërkon Ligji”, deklaroi Bajrami transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua