Deputeti i betuar i LDK-së, Arben Gashi thotë se në takimin që pati me disa deputetë të partisë, e ku bënte pjesë edhe kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, nuk u diskutua letra që dërgoi kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Ai thotë se është bërë vetëm ‘muhabet’ mes deputetëve, dhe se nuk ka pasur një mbledhje zyrtare, transmeton Klankosova.tv.
Megjithëse, thotë se do të ketë një përgjigje lidhur me letrën që i është dërguar sot Abdixhikut.