Mallorca mori një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Espanyolit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit spanjoll.
Ky triumf i ka mundësuar atyre që të vazhdojnë të ëndërrojnë për një pozitë që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Protagonisti kryesor në këtë takim ishte sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili i bëri të gjitha në këtë takim.
Ylli dardan fillimisht shënoi autogol në minutën e 53-të për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 mysafirëve.
Own goal by Vedat Muriqi. Unlucky.
— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) March 15, 2025
pic.twitter.com/vOmSJq2Oct
Ai pati një mundësi për ta përmirësuar gabimin e tij në minutën e 62-të, por dështoi të shënonte nga penalltia.
Megjithatë, kjo duket se ishte ditë me fat për 30-vjeçarin, pasi ai realizoi gol në minutën e 97-të për t’i dhënë fitoren me rezultat 2-1 ekipit të Mallorcas.
Përveç golit të shënuar ai pati edhe tri gjuajtje në drejtim të portës, dy gjuajtje të bllokuara dhe një driblim të kompletuar.