Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë ceremonisë për vendosjen e gurthemeleve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për Sinjali se personat u ndaluan për mosrespektim të urdhrave të policisë.
Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje,” ka thënë Elshani.