Live

Veri, therret me thikë një person, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

10:25 / 06 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Një person ka raportuar në polici se pas një zënke verbale me një person tjetër është therrur me thikë, shkruan Reporteri.net.

I dyshuari pas rastit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i policisë:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE

MitrovicË Veri 05.11.2023 – 22:25 Është raportuar se pas një zënke verbale viktima mashkull kosovar ishte sulmuar dhe therrë me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili pasi e ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati. Viktima për tretman mjekësor është dërguar në spitalin rajonal Mitrovicë Veri. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast kanë gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një granatë dore. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në

U Kopjua