Kadri Veseli, kandidat për kryeministër të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Drenicë, ku ka takuar qindra mbështetës të
Ai para banorëve të ksaj ane, ka thënë se lufta ndaj Serbisë ka kërkuar kryengritje, mirëpo sipas tij lufta për zhvillimin e vendit kërkon ngirtje të vetëdijes, si dhe përkushtim dhe investime.
Ai në llogarinë e tij në “Facenbook” ka thënë se Drenica është shpirti i UÇK-së dhe fuqia e PDK-së.
Postimi i plotë i Veselit:
Në Drenicë, aty ku lindin heronjtë dhe e zjarrtë është gjithmonë atdhedashuria. Lufta kundër Serbisë kërkoi kryengritje, por lufta për zhvillimin e vendit kërkon ngritje të vetëdijes, kërkon punë, përkushtim, investime.
Rri shumë në Drenicë dhe duke ditur që fshatrat e kësaj treve kanë shpeshherë probleme me ujin e pijshëm dhe për ujitje, ne do të investojmë në akumulacione për të siguruar ujë të nevojshëm edhe për 50 vjetët e ardhshme.
Drenica është zemra e Kosovës, shpirti i UÇK-së dhe fuqia e Partisë Demokratike të Kosovës.
Shpërndajeni! #PDK112