Vetëvendosje edhe sot propozoi votim të fshehtë, proces ky që nuk i eci për katër herë me radhë.
Partitë e tjera kanë refuzuar të marrin pjesë në komisionin për votim të fshehtë në seancat e 1, 3, 5 dhe 7 majit, raporton Klankosova.tv.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pritet të vazhdojë me procedurën e njëjtë, duke kërkuar nga subjektet politike emrat për këtë komision.
Albulena Haxhiu nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kryetare të Kuvendit, pasi po shihet nga partitë e tjera si figurë përçarëse.