Një këmbësore është goditur nga një veturë të premten në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.
Sipas policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa raportohet se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.
“Lëndime trupore ka pësuar viktima femër kosovare (këmbësore) pasi e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe e njëjta sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.