Live

Vizita e Osmanit në Zvicër, policia e Bernës me masa të veçanta për kufizimin e trafikut

15:34 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Të mërkurën dhe të enjten e ardhshme, më 21 dhe 22 maj, presidentja e Kosovës do ta zhvillojë një vizitë shtetërore në Zvicër.

Në këtë vizitë shtetërore, Osmani, do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Organet e sigurisë zvicerane, janë kujdesur që të marrin edhe masa të veçanta sa i përket trafikut.

Portali zyrtar i policisë, police.be.ch, ka njoftuar lidhur me kufizimet e nevojshme të trafikut gjatë dy ditëve sa do të zgjasë vizita.

Shefja e shtetit të Kosovës, do të jetë në Bernë me një delegacion në kuadër të një vizite shtetërore.

Vizita në fjalë, do të më e larta e nivelit shtetëror dhe e para me nderime ushtarake që i bëhet një presidenti të Kosovës.

Parashihet që në sheshin kryesor të Bernës, Bundesplatz, do të ketë edhe pjesëmarrje të publikut.

Me këtë rast, disa rrugë dhe sheshe në qendër të qytetit do të duhet të mbyllen përkohësisht në të dyja ditët.

Së pari, të mërkurën, më 21 maj 2025, pritja me nderime ushtarake do të zhvillohet në Bundesplatz.

Aksi rrugor Bundesgasse nga Schwanengasse, perimetri rreth Ndërtesave Federale Lindore dhe Perëndimore, si dhe rrugët përkatëse hyrëse dhe Inselgasse do të jenë të mbyllura për trafikun, të mërkurën, 21 maj 2025, nga ora 12:00 deri në orën 22:00.

Amthausgasse dhe Schauplatzgasse do të jenë të mbyllura për trafikun nga ora 12:00. deri në orën 4:00 pasdite po në këtë ditë.

Derisa të enjten, më 22 maj 2025, nga ora 7:00 e mëngjesit deri afërsisht në orën 8:00 të mëngjesit, Bundesgasse nga Schwanengasse, Bundesplatz dhe Kochergasse do të jetë e mbyllur për trafikun.

Rrugë dhe rrugica të tjera gjithashtu mund të mbyllen me një njoftim të shkurtër paraprak.

Rrugët përkatëse janë të shënuara me tabela ndalimi. Automjetet e parkuara në mënyrë të papërshtatshme, duke përfshirë biçikletat dhe motoçikletat, do të tërhiqen ose do të vendosen në vende të tjera, thuhet në njoftimin e policisë së Bernës transmeton Klankosova.tv.

Qasja në Hotel Bellevue dhe në garazhin e parkimit të Kazinosë mbetet e mundur nëpërmjet Kirchenfeldbrücke-Casinoplatz-Münzgraben.

Shpërndaje në

U Kopjua