Live

Vizita e Putinit në Ukrainë ishte ‘udhëtim pune’, thotë Kremlini

16:22 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Vizita e presidentit rus Vladimir Putin në qytetin port jugor të Mariupolit ishte “absolutisht spontane”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Mbrëmë, Putin bëri vizitën e tij të parë në territorin ukrainas të pushtuar që nga fillimi i luftës, shkruan Skynews.

Në njoftimin për media thuhet se Putin ishte në Ukrainë për një “udhëtim pune”, në Donetsk, i cili u aneksua në shtator të vitit të kaluar pas pushtimit rus.

Duke folur për vizitën e liderit rus, Peskov tha: “Fillimisht, planet ishin vetëm për të vizituar kompleksin rezidencial (në Mariupol)”.

“Sigurisht që as komunikimi me banorët, as vizita në banesë nuk ishte planifikuar, ishte absolutisht spontane”.

“Në fakt, po aq spontanisht, presidenti shkoi më tej me makinë për të parë monumentin e heronjve të Luftës së Dytë Botërore dhe më pas ai vizitoi parkun”.

Peskov vazhdoi duke thënë se banorët në rajon “ngrenë pyetje në lidhje me pagesën e vonuar të pagave” dhe tha se “është e vështirë të aplikosh për shtetësinë e Federatës Ruse” dhe “është e vështirë të lëshosh pasaporta”.

“Prandaj do të ketë udhëzime nga kreu i shtetit për përmirësimin e këtij sistemi”, tha ai.

Zëdhënësi i Kremlinit tha gjithashtu se “Rusia bën dhe do të bëjë atë që mendon se u përgjigjet interesave të saj”.

Ai shtoi: “Ne e konsiderojmë ligjërisht të pavlefshëm çdo vendim të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilin ne gjithashtu nuk e njohim”.

Shpërndaje në

U Kopjua