Live

Vizita e Trendafilovës, Policia e Kosovës angazhohet për ruajtje të rendit

10:49 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

Me ardhjen e kryetares së Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, Policia e Kosovës është angazhuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve të personaliteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, Policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Trendafilova do të qëndrojë në Kosovë deri më 14 maj.

Shpërndaje në

U Kopjua