Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku, ka bërë thirrje që të ecin tutje pas dështimit për herë të 20’të të konstituimit të Kuvendit.
Ajo tutje tha se Kosova po mbahet peng e kryeneçësisë së Albin Kurtit.
Derisa shtoi se PDK vazhdon të jetë konstruktive.
“PDK vazhdon të jetë konstruktive. Jemi të gatshëm në çdo moment të hapim rrugë, kemi ofruar alternativa tona, mirëpo Kosova po mbahet peng e kryeneqësisë së Albin Kurtit. Bëjmë ftesë për reflektim që të ecim tutje.”, tha Çitaku.