Planet e reja të BE-së për të forcuar industrinë e mbrojtjes të Evropës dhe për të rritur aftësitë ushtarake mund të mobilizojnë rreth 800 miliardë euro.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Duke folur në një konferencë shtypi, ajo tha: “Ne kemi nevojë për një rritje masive në mbrojtje, pa asnjë dyshim.”
“Ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm mbi forcën dhe forca fillon me forcimin e vetvetes.”
Ajo shtoi se BE do të propozojë t’u japë vendeve anëtare më shumë hapësirë fiskale për investimet e mbrojtjes, si dhe 150 miliardë euro kredi për këto investime dhe do të synojë të mobilizojë gjithashtu kapitalin privat.