Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë sot në mëngjes, se mizoria ruse goditi sërish Ukrainën, duke vrarë burra, gra dhe fëmijë në qytetin e Sumy.
Në një postim në platformën X, ajo theksoi se ky është një sulm barbar dhe i poshtër.
“Ky përshkallëzimi i fundit është një kujtesë e zymtë: Rusia ishte dhe mbetet agresore, në shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar”.
“Nevojiten urgjentisht masa të forta për të zbatuar një armëpushim. Evropa do të vazhdojë të kontaktojë me partnerët dhe të mbajë presion të fortë ndaj Rusisë derisa gjakderdhja të përfundojë dhe të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme, sipas kushteve të Ukrainës”, ka thënë Von der Leyen.
Ajo shtoi se Evropa qëndron me Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky.