Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Las Cruces të New Mexico-s, ku tre të rinj u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën me armë.
Siç bëhet e ditur nga autoritetet, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 22:00 në Young Park, ku tre viktimat një 16-vjeçar dhe dy 19-vjeçarë u gjetën pa shenja jete, shkruan NBC.
“Të lënduarit janë të moshës nga 16 deri në 36 vjeç”, tha policia në një njoftim për shtyp, duke shtuar se identiteti i viktimave nuk do të bëhet i ditur për momentin.