Live

Vuçiq e shpall veten “hero” të Ohrit: Kur ka bisedime 12-13 orëshe jam më i koncentruar se të tjerët

18:08 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media të dielën ka folur rreth bisedimeve të djeshme në Ohër.

Duke dhënë detaje për takimet që zgjatën gjatë gjithë ditës, Vuçiq e nxori veten si hero të takimit. Sipas tij, ai ishte më i qëndrueshmi brenda ekipit të tij.

“12 herë dje e ndryshuam tekstin. Dua t’i falënderoj njërëzit që ishin dje me mua sepse gjithmonë është stresuese, sepse sa herë duhet të analizoni, të konsultoni profesorë duke i pyetur a mundemi këtë, a guxojmë këtë, e presioni sa vjen e shtohet. Për mua është përparesi kur kjo zgjat 12-13 orë sepse jam më i qëndrueshëm se të tjerët, keq e kam kur është 2-3 orë, kur është 12-13 koncentrimi im është i shkëlqyer, më i mirë se i të tjerëve. Kështu ishte edhe mbrëmë në orët e vona” tha Vuçiq në një moment vetlavdërimi, që nuk është i rrallë për të.

Shpërndaje në

U Kopjua