Live

Vuçiq: Kemi marrë edhe 30 ditë shtyrje për sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë

18:38 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar sot se sanksionet amerikane ndaj industrisë së naftës të Serbisë janë shtyrë edhe për 30 ditë të tjera.

“Ia dolëm! Morëm edhe 30 ditë shtyrje të sanksioneve për NIS-in. Faleminderit të gjithë njerëzve në Serbi që u angazhuan dhe faleminderit partnerëve tanë amerikanë për mirëkuptimin e tyre. E ruajtëm stabilitetin, po e kthejmë Serbinë në rrugën e suksesit”, ka shkruar Vuçiqi në postimin e tij në Instagram.

Më 26 shkurt, SHBA-ja e shtyu për një muaj vendosjen e shpallur të sanksioneve kundër industrisë së naftës të Serbisë (NIS ) për shkak të pronësisë ruse dhe ai afat duhej të skadonte më 29 mars në orën 6 të mëngjesit.

Shpërndaje në

U Kopjua