Live

Vuçiqi për Kosovën: Gjërat nëpër botë po ndryshojnë ngadalë, Serbia do të fitojë

21:59 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë për televizionin shtetëror serb “RTS”, ka thënë se sa i përket Kosovës, “Serbia do të fitojë, pasi gjërat nëpër botë po ndryshojnë ngadalë”.

Kur është pyetur lidhur me pretendimet për “incidentet e përditshme, arrestimet dhe dëbimet e serbëve”, Vuçiq tha se kjo “s’ka fund dhe s’do të ketë fund së shpejti, porse në fund Serbia do të fitojë”.

“Nuk do t’ju them se çfarë do të thotë kjo, në fund Serbia do të fitojë. Për këtë jam absolutisht i sigurt. Ndërsa gjërat po ndryshojnë ngadalë, por me siguri, në botë, jam i bindur se Serbia do të fitojë”, tha Vuçiq.

Shpërndaje në

U Kopjua