Tre persona janë arrestuar nga policia në Vushtrri, si të dyshuar për vepren “Dhunë në familje”.
Një grua kishte njoftuar organet e rendit se burri i saj bashkë edhe me një familjar të tij kishin ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Gjatë aksionit për arrestimin e të dyshuarve, policia kishte hasur edhe në rezistencë.
Aty, zyrtarët policorë konfiskuan edhe armë, transmeton Klankosova.tv.
“Policia menjëherë kishte intervenuar në atë rast mirëpo kishin hasur në rezistencë për arrestimin e të dyshuarve dhe ishin penguar edhe nga një familjar tjetër i tyre. Pasi situata ishte vënë nën kontroll dhe tre personat e dyshuar ishin arrestuar, me urdhër të prokurorit kujdestar ishte kryer një kontroll në vendbanimin e të dyshuarve me ç`rast ishin gjetur një pushkë ajrore, një pushkë gjuetie, një pushkë M-48, një hark, një thikë dhe një sasi e konsiderueshme e municioneve të ndryshme dhe shigjeta të harkut. Armët dhe municioni janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale. Viktima ka pranuar pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të pësuara”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
“Pas intervsitimit dhe procedurave tjera hetimore, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale: ,,Lëndim i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, përfundon njoftimi i PK-së transmeton Klankosova.tv.